-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla thirrje SPAK-ut: Merrni Berishën

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla nga Fieri i ka bërë edhe një herë thirrje SPAK-ut që të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha pas rihapjes së dosjes CEZ-DIA.

“Kuvendi është investuar në atë çështje në një komision hetimor parlamentar. Raporti është depozituar në 2017 në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokuroria nuk kreu hetime për një nga aferat më të rënda korruptive në 30 vitet e fundit.

E kam përshëndetur njoftimin e bërë nga mediat jo zyrtarisht nga vetë SPAK-u për marrjen në pyetje të një prej dëshmitarëve kryesor në dosjen CEZ.  Nuk e di në çfarë statusi është marrë z.Ismailaj, por nëse pranon të bashkëpunojë me drejtësinë në funksion të zbardhjes është diçka e mirë.

Të mos harrojmë që kuvendi ka denoncuar publikisht Sali Ramë Berishën dhe bashkëpunëtorë apo familjarë të tij lidhur me këtë çështje. Mendoj që prokuroria duhet t’i marrë të gjithë në pyetje.

Mendoj që zbardhja e kësaj çështje është jo vetëm një detyrim i drejtësisë së re, por është një detyrim edhe i secilit prej nesh që është në dijeni të atij krimi. SPAK duhet të informojë publikun nëse është hapur kjo çështje” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit