-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE po bëhet gati për ndalimin e gazit rus?

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ndaj ndërprerjes së furnizimit të Bullgarisë dhe Polonisë me gaz nga ana e gjigandit rus të energjisë, Gazprom.

Një një komunikatë për opinionin, të publikuar nga Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se njoftimi i Gazprom “se po ndalon në mënyrë të njëanshme dërgimin e gazit për konsumatorët në Evropë është një përpjekje tjetër e Rusisë për të përdorur gazin si një instrument shantazhi”.

“Kjo është e pajustifikuar dhe e papranueshme. Dhe kjo tregon edhe një herë mosbesueshmërinë e Rusisë si furnizues i gazit. Ne jemi të përgatitur për këtë skenar. Jemi në kontakt të ngushtë me të gjitha shtetet anëtare. Ne kemi punuar për të siguruar dërgesa alternative dhe nivelet më të mira të mundshme të rezervës në të gjithë BE-në”, thuhet në deklaratën e Ursula von der Leyen.

Ajo ka shtuar se shtetet anëtare të BE-së, kanë vendosur plane emergjente pikërisht për një skenar të tillë dhe autoritetet e BE-së kanë punuar me to në koordinim dhe solidaritet.

“Një takim i grupit të koordinimit të gazit po zhvillohet pikërisht tani. Ne po hartojmë përgjigjen tonë të koordinuar të BE-së. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar flukse alternative. Dhe unë do të vazhdoj të punoj me liderët evropianë dhe botërorë për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji në Evropë”, ka thënë von der Leyen.

Ajo ka shtuar se evropianët mund të besojnë se “ne qëndrojmë të bashkuar dhe në solidaritet të plotë me Shtetet Anëtare të prekura përballë kësaj sfide të re” dhe se evropianët mund të llogarisin “në mbështetjen tonë të plotë”.

Gjigandi rus i energjisë Gazprom ka njoftuar të mërkurën se ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, për shkak të mungesës së pagesave në rubla.

“Gazpromi ka ndërprerë plotësisht dërgesat e gazit për Bulgargaz (Bullgari) dhe PGNiG (Poloni) për shkak të mungesës së pagesave në rubla”, tha Gazprom në një deklaratë.

Gazprom paralajmëroi gjithashtu se tranziti përmes Polonisë dhe Bullgarisë do të pezullohet nëse gazi merret ilegalisht.

Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje vendeve “armike” që të paguajnë për importin e gazit në rubla, një kërkesë që vetëm disa blerës e përmbushën.

Ndërkaq, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se “qëllimi përfundimtar i udhëheqjes ruse nuk është vetëm të pushtojë territorin e Ukrainës, por të copëtojë të gjithë qendrën dhe lindjen e Evropës dhe t’’i japë goditje globale demokracisë”./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit