-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ligji i arsimit të lartë, sponsorizim mafioz nga Henri Çili

Kryesoret

Ish kryeministri, Sali Berisha në tryezën e mbledhur për arsimin dhe problematikat e tij, ka folur dhe për kaosin që shkaktoi arsimi i lartë privat, dhe ka bërë fajtor për këtë ish drejtuesin e UET, Henri Çilin.

Berisha është shprehur se ligji aktual i arsimit të lartë erdhi si “dhuratë” nga Henri Çili dhe u miratua nga Edi Rama.

“Ligji i arsimit të lartë ishte sponsorizim direkt, mafioz nga Henri Çili te Edi Rama. Pas dështoi që të më bindte me klauzolat e tij, theksoi që i bëri një dëm të pallogaritshëm, dhe mjerisht opozita shqiptare nuk e kundërshtoi ligjin me forcë. Sepse ky ligj ndëshkonte të varfëritë në vend, por nëse arsimimi ka si pikë kyçe luftën kundër varfëri, kurrsesi qeveri nuk e ndërmerr një hap të tillë, përkundrazi bën çmos që ky proces kaq jetik të ndikoj në luftën kundër varfërisë. Me këtë ligj, i cili ishte larg realiteti shqiptar, u mora 2 vite, me pasionin e një ish pedagogu, për ne nuk aplikohej ashtu siç ishte. Ligji u shndërruar në shpatë për të përjashtuar mijëra të rinj nga futja në universitete, mesatarja e gjitha Shqipërisë është nën mesataren e Tiranës, dhe zona në periferi nuk kapin dot shkollën e lartë, në këtë rast është detyrim i përdorimit të një standardi të përgjithshëm. Nuk u bën kurrë aktet ekzekutive të ligjit, dhe ndërpreu plotësisht procesin e doktoratave, dhe me qindra të tilla mbaheshin në universitetet private,” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit