Pasditen e sotme, ish kryeministri Sali Berisha ka organizuar një tryezë bashkëbisedimi me pedagogët dhe studentët e universiteteve në vend.
Reagimi i Berishës ka ardhur par renditjes së Universitetit të Tiranës të fundit në rajon.
Ai ka treguar peripecitë e arsimit në vend që nga sistemi i kaluar dhe sfidat që ai arriti të përballonte.
“Është një problem themelor në çdo komb, por për kombin tonë është më themelor, për dekada në arsimin e lartë u ndoq praktika e seleksionimit, e përjashtimit masivë nga e drejta universitare, vendet e lira prej dekadash kishin kaluar në praktikën e dyerve të hapura për universitetin. Ajo praktikë ndër të tjera solli që Shqipëria të kishte përqindjen më të ultë në Evropë të diplomuarve në universitete.
Në 2005 Shqipëria kishte 12 studentë për 1000 banorë, ku mesatarja ishe 43 studentë për 1000 banorë që kishte BE.
Shqipëria kishte 3% të rriturve me diplomë, ku BE kishte 33%.
Një përpjekjen e madhe u bë që të shkëputeshim nga kjo praktik, ishte e pamundur që të ecnim edhe me cilësinë, e vërteta është që në arsimin para universitar ngjitja e vendit tonë në klasifikimin e PIZZA ishte nga më vertikalet, por kjo s’mjaftoi,” është shprehur ish kryeministri.