“Bosnja-Hercegovina është ambient i sigurtë”, ka thënë anëtari serb i Presidencës së BeH-së, pas takimin me Ndihmës Sekrataren amerikane të Shtetit, Karen Donfried, dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Përderisa BeH përbëhet nga tre popuj konstituitiv dhe dy entitete”, tha Dodik, “integriteti territorial dhe sovraniteti i BeH-së nuk është në diskutim”.
Në takimin me delegacionin amerikan, Dodik tha se “u pajtuam në shumë gjëra por nuk u pajtuam për disa gjëra”.
“Gjërat që ata po mundohet të zgjidhin nuk mund të jenë prova që Republika Srpska po merret me ndonjë kollaps të integritetit territorial”, u shpreh nacionalisti serb, transmetoi “RadioSarajeva”.