Dje ishte në krye të një operacioni për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe sot e gjen veten në rrugë të shkarkuar pas 17 viteve punë.
Vettingu sot e nxori jashtë sistemit drejtuesen e prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj që paralajmëroi se beteja për drejtësi do të vazhdojë. Prokurorja në fund pasi i falënderoi kishte një këshillë për gazetarët.
“Në këto vite pune, falënderoj gazetarët e kronikës, se jo vetëm kemi ecur, por u rritëm bashkë dhe ju uroj suksese në punën tuaj dhe nëse një ditë ngrihet një pretendim për vetting në gazetari, ju lutem të jeni të vëmendshëm në raport me ngritjen e problematikave të tilla ligjore. Shqipëria duhet të arrijë besimin e publikut” tha ajo.