Gati 200 mijë shikimi ka marrë këngë e re e publikuar vetëm 15 orë më parë e këngëtares Xhensila Myrtezaj.
“Ale Ale” mban titullin kënga, e cila është publikuar edhe me një videoklip. Ajo vjen me një paraqitje më ndryshe e mjaft sensuale me veshjet e veçanta që ka përzgjedhur për këtë videoklip.
Teksti dhe vija melodike është realizuar nga Lum Dakaj me muzikë dhe producim nga Bigdeal Records.
Videoja ndërkaq i është besuar produksionit të njohur, “Fullmoon Production”.