-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet trafikanti beratas që e ktheu shtëpinë në “laborator” heroine

Kryesoret

Berat-Finalizohet operacioni policor i koduar “Adekuat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta dhe përshtaste banesën e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari. 

Sekuestrohen 206 gramë lënde e dyshuar narkotike heroinë.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte këtë aktivitet kriminal në qytetin e Beratit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Adekuat”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë Kastriot Frasheri 54 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat. 

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ushtruar veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në qarkun e Beratit, si dhe ka përshtatur banesën e tij, për përdorimin e lëndëve narkotike.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 206 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë.  

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit