-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama refuzon bashkëpunimin me Berishën për zgjedhjen e presidentit

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe njëherë të qartë se nuk do të negociojë me ish-kryeministrin Berisha për Presidentin.

“Është një proces që po e ndjek Komisioni, nuk ka problem afatesh, po ndërtohet procesi. Do presim deri në momentin që duhet të kemi emra. Nëse ata nuk do sjellin asnjë kontribut është zgjedhja e tyre. Nuk do ishte hera e parë. Ndërkohë që ne kur ishim në opozitë kemi dhënë kontributin tonë.”

Pyetur nga gazetarët nëse PS do të negocioje me Komisionin e Rithemelimit?

Rama u përgjigj, “ Ku punon ky? Nuk e njoh. Kush është? Me botën e përtejmë PS nuk negocion.

Rama po ashtu u shpreh  se do të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut për procesin e integrimit në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit