-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia paralajmëron se gazi i vendeve të tjera mund të ndërpritet

Kryesoret

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka hedhur poshtë akuzat se Rusia po përdor furnizimet me gaz natyror si një mjet shantazhi, duke thënë se Rusia është një furnizues i besueshëm i energjisë.

BE-ja e bëri komentin shantazh më herët sot, pasi Rusia vendosi të ndërpresë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë. Moska tha se kjo ishte për shkak se ata kishin refuzuar të paguanin në monedhën ruse, rubla.

Peskov nuk tha se sa vende kanë rënë dakord të paguajnë për gazin në rubla, por tha se Rusia prezantoi rregullin e ri për shkak të sanksioneve nga “vendet jomiqësore kundër nesh”.

“Kjo nevojë është diktuar nga fakti se, siç e dini, një sasi e konsiderueshme e rezervave tona janë bllokuar ose – thënë ndryshe – vjedhur. Prandaj, nuk bëhet fjalë për ndonjë shantazh”, tha ai.

Ai tha se nëse konsumatorët e tjerë “refuzojnë të paguajnë sipas sistemit të ri”, atëherë dekreti i Presidentit Putin, sipas të cilit furnizimi me gaz mund të ndërpritet, “sigurisht që do të zbatohet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit