-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von der Leyen: Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga fqinjët e BE-së

Kryesoret

Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga fqinjët e tyre të Bashkimit Evropian. Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Kjo vjen pasi gjigandi rus i energjisë Gazprom ndërpreu furnizimet me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë të mërkurën, pasi të dy vendet refuzuan të paguanin gjigantin rus të energjisë në rubla.

Në një deklaratë, von der Leyen e quajti atë “një tjetër provokim nga Kremlini” dhe akuzoi Moskën për përdorimin e gazit për të “shantazhuar” bllokun.

“Kjo është diçka për të cilën Komisioni Evropian është përgatitur, në koordinim dhe solidaritet të ngushtë me Shtetet Anëtare dhe partnerët ndërkombëtarë. Përgjigja jonë do të jetë e menjëhershme, e bashkuar dhe e koordinuar”, tha ajo në një deklaratë.

Sipas saj do të sigurohet që vendimi i Gazprom të ketë ndikimin më të vogël të mundshëm tek konsumatorët evropianë.

“Sot, Shtetet Anëtare u takuan në Grupin e Koordinimit të Gazit. Polonia dhe Bullgaria na informuan për situatën. Si Polonia ashtu edhe Bullgaria tani po marrin gaz nga fqinjët e tyre të BE-së”.

Zyrtarja theksoi gjithashtu nevojën për partnerë të besueshëm energjetik, duke premtuar fundin e epokës së karburanteve fosile ruse në Evropë.

Më tej në deklaratën e saj, ajo u angazhua për të siguruar një plan “afatmesëm” për furnizim dhe magazinim të mjaftueshëm të gazit, dhe gjithashtu priste me padurim të investonte në një “tranzicion të gjelbër”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit