-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të ketë një luftë të tretë botërore?

Kryesoret

“Vladimir Putin do të nisë një luftë bërthamore gjithëpërfshirëse ndaj Perëndimit në vend që të pranojë humbjen në Ukrainë”.

Kështu pretendojnë kryepropagandistët rusë.

Margarita Simonyan, redaktore në televizionin shtetëror rus, tha se ideja që Putini të shtypë ‘butonin e kuq’ është më e mundshme se sa ideja që ai të lejojë Rusinë të humbasë luftën.

“Ose humbim në Ukrainë, ose fillon Lufta e Tretë botërore. Mendoj se Lufta e Tretë është më realiste, nëse e njihni me të vërtetë liderin tonë. Rezultati më i pabesueshëm, është që e gjitha kjo do të përfundojë me një sulm bërthamor, ky është dhe tmerri im nga ana tjetër. Të gjithë do të vdesim një ditë, ndërsa ne do të shkojmë në parajsë”, ka shkruar ajo për BBC.

Parashikimi i qetë i Simonyan për holokaustin bërthamor është vetëm kërcënimi i fundit i lëshuar nga nivelet e larta të shtetit rus, pasi kolegu i saj propagandues Vladimir Solovyov, ministri i jashtëm Sergei Lavrov dhe vetë Putin lëshuan kërcënime në 48 orët e fundit

SHBA dhe Britania e Madhe e kanë hedhur poshtë një retorikë të tillë, duke e cilësuar si rrëmujë, por frekuenca në rritje e kërcënimeve e shoqëruar me dështimet e ushtrisë ruse do të ngrejë frikën se një përplasje e stilit të Luftës së Ftohtë është tani një mundësi realiste përpara se të përfundojë lufta në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit