-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku akuza për PD-në: Komunistë jeni vetë

Kryesoret

Ministrja e energjetikës, Belinda Ballukut ka replikuar në foltoren e Kuvendit për sistemin e TEC-ve dhe HEC-ve të vendit si dhe për krizën e energjisë të paralajmëruar më herët.

Balluku ka shprehur se PD-ja nuk ka investuar aspak në fushën e energjetikës dhe se thjesht vijnë në parlament për të hedhur akuza.

“Në muaj fundit ku kryeministri Rama paralajmëroi se kriza energjetike, që kishte goditur vendet e botës do të godiste dhe Shqipërinë, ata që sot mbushin podiumet, thanë se ishte një alarm fallco, se kryeministri e kishte këtë krizë të re për të justifikuar dështimet e qeverisë. Nuk u desh kohë e gjatë pasi e gjitha doli në sipërfaqe e faktuar me shifra dhe numra, edhe çmimet stratosferike, të cilat sot aplikohen në të gjithë tregun energjetik faktuan një krizë reale, kësaj krize u vendos dhe agresioni rus në Ukrainë. Sigurisht që refreni ndryshoi, por këtë herë u akuzuam që nuk kishim investuar në sistemin energjetik, se për 30 vite nuk kemi bërë asnjë investim në HEC-e dhe TEC-e, që janë ndërtuar në sistemin e kaluar.

Dëgjuam edhe sot nga opozita se nuk kemi bërë asgjë, ndërkohë, që ata që flasin kanë qenë plot 13 vite në pushtet dhe krenohen me Kaskadën e Drinit kjo është çudia më e madhe që ne dëgjojmë. Vau i Dejës u fut në funksion në ’68, në ’78 u fut Fierza në funksion dhe në ’85 Komani, nuk e di në cilën nga këto ka kontribut Partia Demokratike, zonjat e zotërinjtë, që mburren këtu na tregojnë komunizmin dhe komunistët, por harrojnë që komunistë janë vet se edhe gjuhën që përdorin e kanë të njëjtë,” ka thënë Ballku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit