-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdorte shkollën për fushatë, Komisioneri gjobit Emiriana Sakon

Kryesoret

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka vendosur 100.000 lekë gjobë kryetares së bashkisë Durrës, Emiriana Sakos.

Sako akuzohet se ka përdorur ambientet e një shkolle për fushatë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Gjithashtu është gjobitur me 50 mijë lekë edhe Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath”, Vlash Doda.

Njoftimi i plote

Komisioneri shpalli edhe vendimin për shqyrtimin administrativ të denoncimit të “Organizatës Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Komisioneri vendosi sanksionin administrativ me gjobë ndaj Drejtorit të Shkollës 9-Vjeçare “Armath” z. Vlash Doda në shumën 5 000 (pesë mijë) lekë dhe sanksionin administrativ me gjobë ndaj kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, zj. Emiriana Sako në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë.

Ndërkohë, u shty shpallja e vendimit për shqyrtimin administrativ të denoncimit të subjektit zgjedhor “Partia Demokratike”, për shkelje të parashikuar në nenin 91, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar si dhe në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj bashkisë Rrogozhinë”.

Në seancën e sotme përfundoi shqyrtimi administrativ:

I denoncimit të Organizatës “Qendresa Qytetare”, për shkelje të parashikuar në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndaj zj. Emiriana Sako, Autoritetit Portual Durrës, z. Klevis Hysa Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Rektorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit