Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Klos ku një 63-vjeçar ka rënë nga lartësia dhe është plagosur në kokë.
Ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
Klos/ informacion paraprak.
Rreth orës 14.00, në fshatin Gurrë e Vogël, shtetasi K.S., duke kullotur bagëtitë dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka mbetur i lënduar, dhe është transportuar për ndihmë mjekësore drejt Tiranës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes