-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bushati hap “petët e lakrorit” të energjisë, Balluku: Lëre byrekun dhe dëgjo këtu

Kryesoret

Sot në Kuvendin e Shqipërisë u prezantua raporti i Entit Rregullator të Energjisë që i hapi rrugën debatit mes shumicës dhe opozitës. Zv/ kryeministri Arben Ahmetaj e vlerësoi menaxhimin dhe strategjinë e qeverisë shqiptare për energjinë.

“Sot ka dy elementë të rëndësishëm, një është diversifikimi, ndaj e theksova që është strategjike dhe duhet ta mbështesim. Pra, po. Kemi burime ujore, patjetër. Kemi tekat e natyrës, patjetër dhe duet të diversifikohemi si po ecim. Po ecim me shpejtësi.

Janë megawat të tëra që po ndërtohen që një ditë në 7 ditët që do të vijnë ne të jemi eksportues neto. Përpos kësaj nëse s’jemi për 7 vite, i bie që s’kemi bërë gjënë e duhur. Nëse nuk arrijmë për 7 vite të jemi eksportues neto s’kemi bërë gjënë e duhur. Ambienti dhe rritja e kapaciteteve energjetike në raport me krizat dhe në raport me nevojat në rritje. Sot të bëjmë një politikë të shkurtër të politikës energjetike.

Çmimi u mor në 2005 4.4 lekë dhe shkoi 7.7 lekë për qytetarët, bizneset. Ishte 9 dhe shkoi 14. Ne praktikisht e njësuam me mesatare të ulët nën 9.5 dhe subvencionuam të gjithë qytetarët në nevojë. Ka qenë deri dje 45 mln dollar në vit, sot më lejoni t’ju them që për shkak të 5-fishimit të çmimit subvencioni. Sistemi duhet bërë më i zgjuar, atë që themi, kush harxhon më shumë paguan më shumë. Këto familje harxhojnë mbi 700 KW në muaj.

Ne, 7500 biznese të tensionit të ulët do të duhet të kishim dalë në mëshirën e tregut që është agresiv. Është 18 KË, pra sërish nëpërmjet miksimit që ka bërë ministria së bashku me kompanitë energjetike arrin të subvencionojë të gjitha bizneset. Kjo është ndihmë sociale. Është politikë zhvillimore. Në të njëjtën kohë Skavica është në horizont, me një siluetë të detajuar mirë me partnerët amerikanë dhe optimizuar kaskadën e Drinit.

Tërmetin studiojeni, hajde ta studiojmë së bashku, krizën e invazionit rus në Ukrainë dhe atë energjetike. Kjo qeveri ka reaguar menjëherë. Më thoni një moment që një qeveri tjetër ka ndërtuar shtëpi për ata që e gjetën veten në qiell të hapur dhe një qeveri tjetër që të ndërhyjë me këtë shpejtësi dhe të mos rrisë çmimin për bizneset e vogla.

Kam pasur takim me përfaqësues të sekretariatit të energjisë dhe më janë shprehur: Shqipëria sot, realisht, nuk thjesht po furnizon nevojat e veta energjetike, por në të ardhmen po punon edhe për sigurimin energjetike Evropiane nëpërmjet TAP-it në Vlorë e më tej”, tha Ahmetaj. Por deputeti i PD-së, Helidon Bushati renditi disa fakte të tjera.

Hapen petët e lakrorit. Peta e parë është keqmenaxhimi i Kaskadës së Drinit. Raporti i ERE e pranon se ka pasur një shfrytëzim të tejskajshëm. Peta e dytë e lakrorit ka lidhje me liberalizimin. Sot ka vetëm 8 operatorë që marrin furnizim nga tregu i lirë. Asgjë nuk është bërë për liberalizimin e tregut, kur akoma funksionon OSHEE-ja.

Peta e tretë, e inceneratorëve. Nuk jeni të vendosur për metodologjinë dhe çmimin. Pse nuk çoni informacion? Sepse kërkohet faturë reale. Ky është problemi. Peta tjetër, e katërta, e diversifikimit. Ke zero kë nga eolikët. Asnjë impinat i madh. Këto janë petët e lakrorit të rilindjes, të “tortës” energjetike, që i bëni një vjedhje metodologjike” tha ai.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, pasi ironizoi Bushatin për “petët e lakrorit”, tha se e vërteta është ndryshe. “Tani që mbaruam kursin kulinar me peta byreku mund të flasim për sektorin energjetik. Në 2021 është prodhuar më shumë se vitet e tjera, por prodhohet në 6 muajt e parë dhe pastaj nuk ka më reshje.

Dëgjoj që flasin njerëz që nuk kanë lidhje me sektorin. Kaskada ka prodhuar për të mos përmbytur. Sot prodhojmë në Koman dhe Vaun e Dejës dhe kemi pushuar në Fierzë për të rritur kapacitetin e rezervës, që të futemi me 290 metra në verë për të përballuar thatësirën” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit