Mbrëmjen e djeshme në Shkodër është djegur makina e një efektivi policie Dritan Turhanit, pjesë e forcave operacionale.
Ai e kishte parkuar automjetin pranë banesës së tij në lagjen “Perash” të qytetit të Shkodrës.
Dyshimet e para janë se makina është djegur qëllimisht dhe se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, por që lidhet me detyrën.
Përpos kontrollit të kamerave është marrë në pyetje vetë polici për konfliktet që ka pasur kohët e fundit.