-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KKT miraton lejet për HEC-e, tunele dhe resorte

Kryesoret

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë. Në mbledhjen e fundit të KKT datë 26 prill përveç kësaj pike kanë kaluar edhe një sërë lejesh të tjera të lidhura me energjinë. Gjithashtu rrugët që do të përdoren për ndërtimin e HEC-t të Skavicës.

KKT gjithashtu ka miratuar 5 leje ndërtimi për hidrocentrale në zonën e Dibrës dhe Peshkopisë ndërkohë që ka shtyrë afatin për 3 leje të tjera HEC-esh. Në Pukë është miratuar leja për turbina eolike. Në pikën 24 ka miratuar ndryshimin e subjektit zhvillues për objektin “Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë “Manastiri Resort”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”.

Vendimet

1.Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i linjës 110 kV Lushnje – Fier”, me subjekt zhvillues “Operatori i Sistemit të Transmetimit” sh.a.

  1. Leje Ndërtimi për objektin: “Linja e Transmetimit 400 kV Shqipëri- Maqedoni e Veriut (Fier-Elbasan-Qafe Thanë), Lot 2 Nënstacionet: Nënstacioni 400 kV Elbasan 3 dhe shtesa 400 kV e Nënstacionit Fier”, me subjekt zhvillues “Operatori i Sistemit të Transmetimit” sh.a.
  2. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrugëve të aksesit për Hidrocentralin e Skavicës”, me vendndodhje në Bashkinë Kukës dhe Dibër, me subjekt zhvillues Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sh.a.
  3. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë dhe Bashkinë Himarë, me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  4. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rishikimi i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës nga Sheshi Shqiponja – Bulevardi i Ri”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
  5. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikualifikim i Unazës Lindore për Lotet 4, 5, 6”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
  6. Leje Ndërtimi për objektin: “Rehabilitimi i pistës, Baza Ajrore e Kuçovës”, me vendndodhje në Bashkinë Kuçovë, me subjekt zhvillues Reparti Ushtarak 3001.
  7. Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i Terminalit Verior të transportit publik”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
  8. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i infrastrukturës publike në zonën e Ndroqit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
  9. Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
  10. Leje Ndërtimi për objektin: “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkinë Tiranë.
  11. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni dhe shtesë kati i shkollës së mesme profesionale “Asim Vokshi”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Bashkia Tiranë.
  12. Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë, Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.
  13. Leje Ndërtimi për objektin: “Turbina Eolike, Bashkia Pukë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ventus” sh.p.k.
  14. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Kryezi, në ujërat e përrenjve Kryezi dhe Qafë Mali, degë e lumit Fan i madh, Bashkia Fushë-Arrëz”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alesio 2014” sh.p.k.
  15. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Fushë Arrëz, ne rrjedhën e sipërme të Lumit Fani i Madh, Bashkia Fushë-Arrëz”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alesio 2014” sh.p.k.
  16. Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec Dohoshisht, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, Qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “General Green Energy”sh.p.k.
  17. Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec Dohoshisht 1, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “Hidro Zone Energy”sh.p.k..
  18. Leje Ndërtimi për objektet: “Ndërtimi i Hec “Dohoshisht 2 dhe 3”, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Peshkopisë, pranë fshatit Dohoshisht, Bashkia Dibër, qarku Dibër”, me zhvillues shoqërinë “Hidro One Energy”sh.p.k..
  19. Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Veleshica 1 dhe Veleshica 2, në lumin e Veleshicës degë e lumit Drini i Zi, Bashkia Dibër dhe Bashkia Kukës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kalisi Hydropoëer” sh.p.k.
  20. Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentralit “Zall Xhuxhë Nr. 1” dhe “Zall Xhuxhë Nr. 2”, në kaskadën e përroit të Zall Xhuxhës, degë e lumit Fan i Vogël”, Bashkia Mirditë, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Hec Zall Xhuxhë” sh.p.k.
  21. Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentraleve “Shutri 1” dhe “Shutri 2”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Shutrisë si dhe burimet ujore të Shutrejës deri në derdhje në lumin e Urakës, Bashkia Mat”, me zhvillues shoqërinë “Ateani Energy” sh.p.k.
  22. Për miratimin e Lejes së Shtyrjes se Afatit për objektin: “Ndërtim magazinash, shoëroom, zyra, rikonstruksion i objekteve ekzistuese, shtesë kati dhe shtesë anësore”, me vendndodhje Bashkia Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kato Aromatik Albania” sh.p.k.
  23. Për miratimin e ndryshimit të subjektit zhvillues të objektit: “Resort Turistik 2, 3 dhe 4 kate me parkime nëntokë “Manastiri Resort”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit