-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Votoni Shaip Kamberin! I duhen 650 vota për deputet të Serbisë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë thirrje që të votohet për Shaip Kamberin, ish deputet i Luginës së Preshevës, në Parlamentin e Serbisë.

Mundësia që Kamberi të bëhet sërish deputet është rikthyer pasi në një qendër votimi po përsëriten zgjedhjet dhe në rast se Kamberi fiton rreth 650 të votave, ai mund të bëhet sërish deputet.

Apeli i Kurtit:

Votoni Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, me numër 16!Një përqindje e vogël e votave mund të ndryshojë situatën dhe shqiptarët të mund të marrin një ulëse në Kuvendin e Serbisë. Pas vendimit për përsëritjen e zgjedhjeve në qendrën 6 të vendvotimit në Bujanoc, janë rritur gjasët që bartësi i listës së Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, z. Shaip Kamberi, të fitojë edhe një mandat deputeti. Potenciali votues i vendvotimit 6 është 1089 vota. Nevojiten 650 vota ose votimi i 60% të qytetarëve nga lista e votimit që z. Kamberi të vazhdojë përfaqësimin e shqiptarëve.

Për dy mandate përfaqësimi z. Kamberi ka qenë gjithmonë i zëshëm gjatë seancave parlamentare në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe në denoncimin e regjimit autokratik në Serbi.

Ai e pati mbajtur fjalimin e parë në gjuhën shqipe në Kuvendin e Serbisë së pasluftës. “Sot është një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues ‘šiptari’”, ishin fjalët e para të fjalimit të tij.

Deputeti Kamberi kundërshtonte ashpër para kuvendarëve serbë ndryshimin e pjesshëm të Kushtetutës së Serbisë, duke besuar se akti duhet të ndryshohet në tërësinë e tij. Ai përmendte si problematike preambulën e Kushtetutës, e cila përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë.

Në seancën e 29 tetorit 2020, z. Kamberi listonte faktet për masakrat e Serbisë në Kosovë dhe mohimin e fshehjen e krimeve nga shteti serb. Në seancën e 26 nëntorit 2020, dy ditë para Festës së Flamurit, deputeti Kamberi kërkonte që të krijohen kushtet për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare. Skena kur gjersa diskutonte nxori flamurin shqiptar dhe e vendosi në bankën e deputetit, na pati bërë krenarë. Fjalimi i tij edhe më shumë.

Si deputet ai vazhdimisht avokonte për reciprocitet të drejtash të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me ato të pakicës serbe në Kosovë.

Të nderuar bashkëkombas, procesi i pasivizimit të adresave që selektivisht po zbatohet ndaj shqiptarëve ka filluar të japë rezultatet e veta. Migrimi i shqiptarëve, si pasojë e diskriminimit dhe shtypjes së vazhdueshme nga pushteti, ka sjellë edhe zvogëlimin e elektoratit shqiptar. Prandaj, ju ftoj që sot, më 28 prill, të gjithë ju më të drejtë vote, të shkoni në vendvotimin numër 6 në Tërnoc dhe të votoni për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës, të votoni për Shaip Kamberin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit