Kuvendi ka nisur këtë të enjte me një seancë pyetje-përgjigje të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi të thirrur nga deputetja e PD, Ina Zhupa.
Kërkesa nga deputetja e PD është bërë për të dhënë sqarime në lidhje me ligjin e ri për azilin në Shqipëri, për të cilin Çuçi u shpreh se është në përputhje të plotë me direktivën e BE.
Zhupa: Pa asnjë diskutim paraprak përfaqësuesi i Shoqërisë Civile i Komitetit Shqiptar të Helsinkit është hequr nga komisioni
Nuk kuptohet pse është nevoja për ta zvogëluar dhe nëse po pse duhet të hiqet përfaqësuesi i Komitetit të Helsinkit.
Këshilli i ka dërguar shkresë ministrisë dhe nuk ka marrë përgjigje dhe për këtë kam pyetur ministrin Çuçi.
Çuçi: Në lidhje me pyetjen me lejoni t’ju sqaroj se ne vjet kemi miratuar ligjin e ri për azilin në Shqipëri. Ky ligj përveçse është në përputhje me BE ka sjellë edhe disa risi pozitive. Më kryesorja është përfshirja e statutit të azilkërkuesve. Një përcaktim që ka qenë direktivë e BE që pas luftës së Kosovës, por që ne i paraprijmë
Ky ligj ka përcaktuar se komisioni kombëtar të përbehet nga 5 anëtarë. Ky është një komision ankimi. Garantohet në bazë të ligjit të kodit të procedurave dhe garantohet nga e drejta për ankimin. Në bazë të përcaktimeve që bën ligji, i cili nuk përcakton ca ka në përbërje është
Pse nuk është komiteti i Helsinkit?
Komisioni i shqyrtimit administrativ përbëhet dhe ngrihet brenda organit administrativ, për hir të një tradite i kemi dërguar Komitetit të Helsinkit, një variant të VKM ku e kishim përfshirë edhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe nuk kemi marrë përgjigje deri në 28 nëntor 2021. Pra duke mos marrë përgjigje ne vazhduam me ngritjen e komisionit dhe gjykuam që jo vetëm Komiteti Shqiptar i Helsinkit, por dhe organizata te tjera që mbrojne të drejtat e azilkërkuesve të jenë prezent. Kështu që u ngrit me 5 anëtarë ky komision dhe të pestë përfaqësojnë një aspekt që lidhet me të drejtat që kanë azilkërkuesit.
RENDI I DITËS
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 21.04.2022.
2. Njoftime.
3. Seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Brendshëm, Z. Bledar Çuçi kërkuar nga deputetja Znj. Ina Zhupa.
4. Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave
5. Raport vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021.
6. Raport vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021.
7. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFË Frankfurt am Main (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”.
8. Projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.
9. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.
10. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin”.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës