-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria kërkon ndarjen nga Shkupi, Várhelyi: Duroni edhe pak

Kryesoret

Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Várhelyi zhvilloi sot një vizitë në Tiranë. Kryeministri Edi Rama e njoftoi se nëse deri në qershor nuk hapen negociatat do të kërkojë ndarjen nga Shkupi, pasi po e mban peng vetoja bullgare. Por Várhelyi i kërkoi që të duronte dhe pak me besimin se deri në fund të qershorit do të hapen negociatat.

BE po mbështet “korridorin 8”, pa këtë nuk mund të ketë ndërlidhje mes kryeqyteteve, kjo lidhje mes detit Adriatik dhe të Zi mungon. Më lejoni t’u kthehem disa temave më pak të gëzhueshme. Ne vlerësojmë rolin që po luan Shqipëria për luftën në Ukrainë. Shqipëria ka moderuar punën në Këshillin e Sigurimit.

Falenderoj Shqipërinë dhe kryeministrin Rama për bashkëpunimin që kemi pasur. Sigurisht që tema tjetër e madhe, është që kur do të mbahet konferenca e parë qeveritares mes Shqipërisë dhe BE-së. Mund t’ju them që ne duhet, duhet patjetër që të përdorim gjithçka që kemi në dorë.

Nuk mund të kemi një luftë në Europë dhe Europa të mos përdorë mundësitë për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor. Është e vërtetë, që në këtë proces, që jo vetëm shikojmë stabilitet, por edhe mund të krijojmë dhe vendosim stabilitet afatgjatë. Nuk mund të jap aspak kohë atyre që janë përfshirë, që të mos bëjnë atë që duhet bërë. Duhet të ecim përpara.

Nëse nuk marrim vendimet që duhet, dmth po heqim dorë nga mandati që kemi. Unë po bashkëpunoj shumë. E vlerësoj shumë durimin tuaj, kërkoj pak më shumë, që të mbyllet në presidencën franceze. Çështja e vërtetë ka të bëjë me anëtarësimin“.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit