Dy muaj pas luftës brutale të Vladimir Putin-it në Ukrainë, çka e jashtëzakonshme është se sa pak kapital rus ndodhet në të vërtetë në Alpe.
Zvicra neutrale dhe e padepërtueshme, ndoshta më shumë se çdo vend tjetër, supozohej të ishte shtëpia e thesarit e kleptokracisë Putin.
Por, pavarësisht se Berna ka pasqyruar të gjitha sanksionet e SHBA-ve dhe BE-së kundër oligarkëve rusë, vetëm tetë miliardë dollarë të aseteve ruse në vend janë ngrirë deri më tani.
Për krahasim, vetëm ishulli i kanalit Jersey ka ngrirë shtatë miliardë dollarë asete të lidhura me një milioner të vetëm rus, Roman Abramovich.
Kjo, për qeverinë zvicerane, pasqyron faktin se zbatimi i një grupi të tillë gjithëpërfshirës sanksionesh është një punë në progres.
“Është shumë e vështirë të përcaktohet kontrolli efektiv i aseteve”, ka sqaruar Erwin Bollinger, një zyrtar i lartë në Sekretariatin Shtetëror të Çështjeve Ekonomike të Zvicrës.
Totali ka të ngjarë të rritet, sipas tij, pasi bankat punojnë shumë për të provuar të gjurmojnë pasurinë e klientëve të tyre.
“Shuma e raportuar është një pamje e çastit”, ka shtuar ai.
Shoqata Zvicerane e Bankierëve, për të vënë në kontrast shifrën e ulët zyrtare të fondeve të sanksionuara, ka vlerësuar se në total rreth 150 deri në 200 miliardë franga ruse mbahen nga bankat zvicerane.
Megjithatë, jo shumë bankierë zviceranë mendojnë se do të ketë më shumë ngrirje aktivesh në të ardhmen.
Për bankat më të mëdha dhe ndërkombëtare, ka pasur një nxitim për të rënë në linjë dhe për të zbatuar interpretimet më të rrepta të rregullave sa më shpejt të jetë e mundur.
Rreziku i një takimi të sforcuar me autoritetet amerikane në një moment në të ardhmen, për hir të mbylljes së syve ndaj parave të klientëve rusë, nuk ia vlen të merret parasysh.
Ekipi ekzekutiv i bankës UBS mbante dy herë në ditë telefonata konferencash në shkurt dhe mars mbi ecurinë e aplikimit të sanksioneve për librin e klientëve.
Bankat private më të fshehta dhe private kanë më pak frikë nga Washington-i. Por edhe ata kanë ngrirë çka kanë mundur.
Referuar një bankieri, çështja është e dyfishtë.
Së pari, asetet nuk mbahen drejtpërdrejt në emrat e klientëve.
Kompleksitetet ligjore rreth tyre nuk janë thjesht djallëzore, por shpeshherë mjaft të pafajshme, si kur paratë mbahen nga anëtarët e familjes.
Dhe së dyti, paratë mbahen shumë rrallë në strukturat në Zvicër.
“I kemi këshilluar klientët që të mos përdorin trustet zvicerane për vite me radhë, jo për arsye politike, por vetëm sepse janë më të lehta për t’u përdorur. Të gjitha paratë janë në det të hapur”, ka thënë një tjetër bankier.
Oligarkia e rrezikuar e Rusisë ka pasur pjesën më të madhe të tetë viteve për t’u përgatitur që nga pushtimi i Krimesë, përcjell Albanian Post.
Avokatët dhe bankierët zviceranë të paguar mirë nga të pasurit rusë, të cilët kanë përdorur Gjenevën dhe Zürich-un si shtëpitë e tyre të kleringut financiar, vështirë se kanë ndenjur për t’i ndihmuar ata të transferojnë pasurinë.
Kur Putin-i filloi të grumbullonte trupat në kufijtë e Ukrainës, ky proces veç sa u përshpejtua.
Në fillim të shkurtit, një botë ende disi skeptike rreth pretendimeve të inteligjencës amerikane se Putin-i do të pushtonte fqinjin, mund të kishte bërë më keq se sa të shikonte orët e faturuara të noterëve për prova mbështetëse.
Bankat zvicerane, kuptohet, kanë informacion dhe inteligjencë jetike për këtë çështje të madhe të pasurisë.
Por vazhdojnë të bëjnë partnerë të padobishëm për zbatimin e ligjit për shkak të ligjeve jashtëzakonisht të rrepta të sekretit bankar që ende ekzistojnë në Zvicër.
Pa prova të një krimi të qartë të dyshuar, bankierët zviceranë duhet të mbrojnë fshehtësinë e klientëve me çdo kusht.
“Financial Times”