-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mos është penduar? Burri me 9 gra shpreh ankesat e tij për jetën seksuale

Kryesoret

Një burrë me nëntë gra ka pohuar se duhej të krijonte një “orar seksi” për të gjithë gratë e tij ndërkohë që i hapi sfidën vetes për të balancuar jetën me partnerët e tij të shumta.

Arthur O Urso, nga Brazili, bëri bujë vitin e kaluar pasi u martua kolektivisht me nëntë të dashurat e tij në një përpjekje për të “festuar dashurinë e lirë” dhe “protestuar kundër monogamisë”, megjithëse nuk ishte ligjore sepse poligamia është e paligjshme në vend.

Dhe Arturo shpejt e gjeti veten ne luftë për të balancuar nevojat e të gjithë partnerëve të tij dhe pretendon se ndihej i detyruar të prezantonte një orar seksi për të siguruar që të gjithë të merrnin pjesën e tyre të duhur. Por kjo doli jo pak e thejshtë për të pasi e pa se kjo gjë ishte shumë e strukturuar dhe stresuese.

Arthur, i cili ëndërron të ketë dhjetë gra dhe nga një fëmijë me secilën prej tyre këmbëngul se gratë e tij nuk e shqetësojnë se sa shpesh të tjerat bëjnë dashuri me të. Por ai thotë se xhelozia shfaqet kur bëhet fjalë për dhuratat.

Ai shprehet se: “Të gjithë ata kërkojnë vëmendjen, dashurinë dhe seksin që të jenë pjesë e përditshmërisë sonë, dhe unë nuk mund të bëj më shumë për njërën se tjetrën”.

Njëra nga gratë megjithatë hoqi dore dhe kërkoi divorcin sepse ndihej tepër xheloze dhe e donte atë vetëm për vete. Pavarësisht nga planet e tij për të mos patur nje martesë me dikë të re për momentin, Arthur shpreson të martohet me dy gra të tjera për të rritur numrin e grave të tij deri në 10.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit