ANSA raporton se menaxheri i njohur i futbollistëve Mino Raiola është gjallë dhe ndodhet në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano.
Mjeku Zangrilo tregon gjendjen e tij dhe ka thënë që të hetohet se kush ka spekuluar për vdekjen e Raiolës.
Përmes një postimi në Twitter Raiola ka komentuar për lajmin e vdekjes që qarkulloi.
Ai ka shkruar se është hera e 2 që e kanë bërë të vdekur brenda 4 muajsh.
Current health status for the ones wondering: pissed off second time in 4 months they kill me. Seem also able to ressuscitate.
— Mino Raiola (@MinoRaiola) April 28, 2022