Polica e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e një personi tjetër, pas të shtënave me armë në rajonin e Klinë-Gjakovë.
Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar.
“Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha polica.









