Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar homologun e tij tanimë Dritan Abazoviç për zgjedhjen si kryeministër i Malit të Zi.
Abazoviç u shpall kryeministër me 45 vota pro dhe tre kundër.
“I lumtur që Dritan Abazoviç është nga sot kryeministri i Malit të Zi!”, shkruan fillimisht Rama në Twitter.
“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”,shkruajti Rama.