-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula zbulon çfarë i tha deputeti i PS-së: Gënjejmë, se ai fshatari atje jashtë nuk kupton gjë

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka shprehur në foltoren e Kuvendit ankesat e tij për gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama si dhe ka zbardhur biseda me disa nga kolegët e tij të mazhorancës.

Si fillim ai ka denoncuar që ndërtimet e kullave në parkun e Liqenit të Tiranës, dhe mos reagimin e mazhorancës për këtë gjë.

“Ai (Rama) vjen sa herë që një nga ministrat e tij është në vështirësi, ne jemi mirë këtu merremi vesh me njërin tjetrin, po ja vjen ai. Mirë more z. Kryeministër, u shqetësoke për Butrintin po pse nuk shqetësohesh për Parkun e Tiranës, që është vetëm disa metra larg nga këtu. Ndërton kulla sot nuk do përmend emra, se do ti nxjerr me dron herës tjetër, po i verifikojmë si opozitë, se po legalizoni biznese që janë brenda kullave, që i ndërton Artan Lame, ja kështu është e vërteta. Janë miqtë e Ramës ata. Shqetësohu për kullat këtu, që i ke 500 metra larg,” ka thënë ai.

Nga ana tjetër Sula është përpjekur të hedhë dritë në disa nga gënjeshtrat që ministret e kabinetit të Ramës kanë thënë në Kuvend.

“Si mund të rrej robi deri në atë far feje që i kemi çmimet më të ulëtat në rajon, bëni more një krahasimin me Kosovë, Malin e Zi , apo dhe Maqedoninë, më gjeni një produkt më lirë.

Ore doli një kolegia juaj këtu, që tha që në Gjermani, një litër vaji të japin për të mbajtur familjen gjithë javës. I thash një kolegut tuaj nga maxhoranca, po mirë more si gënjeni deri në këtë far feje, a e di ca më tha? “Ne këtë punë kemi se ai fshatari aty jashtë nuk merr vesh, edhe themi këtë gjë,” u shpreh Sula teksa shtoi “nuk e kuptoj si nuk shohin ëndrra të trazuara kur thonë këto gjera.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit