Dritan Abazovic, ka festuar me këngë shqiptare pasi u zgjodh si kryeministër i Malit të Zi.
Kryeministri i ri i Malit të Zi është zgjedhur me 45 vota pro dhe tre kundër.
Podgorica do të drejtohet nga një shqiptar për herë të parë në historinë e vendit.
Dritan Abazoviç është zgjedhur sot kryeministri i ri i vendit duke lënë gjurmën e tij në histori, ndërsa tashmë i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor drejtohet nga 3 shqiptarë, nga 6 vende gjithsej. Abazoviç me Lëvizjen e tij Qytetare, URA, i fitoi zgjedhjet lokale në Ulqin, vendlindjen e tij; më pas shënoi një votëbesim historik duke marrë postin e zëvendëskryeministritë dhe ministrit të Brendshëm, për të mos u ndalur me kaq.