Nesër Komisioni i Rithemelimit do të mbajë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Kuvendi do të nisë në orën 10:00 dhe do të marrin pjesë 1100 delegatë të zgjedhur nga degët e PD në të gjithë Shqipërinë, por në total do të jenë 1800 bashkë me anëtarët e këshillit kombëtar dhe të tjerët.
Do te kete 20 foles, prej te cileve figura te rikthyer ne PD, themelues, personalitete nga jashte dhe te rinj. Parashikohet qe votimi per anetaret e rinj te Keshillit Kombetar te nise ne oren 13.00. Kuvendi do te propozoje ndryshime statutore dhe do te votoje per Keshillin e ri Kombetar.