Në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit që do të mbahet nesër 1800 delegatët do të zgjedhin dhe 150 anëtarët të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në listën me 420 emra kandidatësh, ka dhe njerëz të medias.
Në listë është Bledi Kasmi ish-kryeredaktor i Rilindjes Demokratike. Po kështu kandidat për Këshillin Kombëtar është dhe Sami Neza, ish-kryeredaktor i Standard, tani drejtues i një portali.
Aulon Kalaja drejtues i një emisioni televiziv gjithashtu është pjesë e listës. Po kështu dhe Erald Kapri ish-gazetar i Panorama, historian si dhe Anisa Kadesha, gazetare e TVSH.
Anisa Kadesha
Aulon Kalaja
Bledi Kasmi
Sami Neza
Erald Kapri