-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovari që mashtroi gjermanët me 42 mln euro me call center, para gjykatës

Kryesoret

Një nga proceset më të mëdha të mashtrimit që është zhvilluar ndonjëherë në Saarland të Gjermanisë, pritet të fillojë të martën në Gjykatën e Landit në Saarbrücken.

Bëhet fjalë për një mashtrim online, ku thuhet se mbi 1 mijë e 100 investitorë janë mashtruar, humbjet e të cilëve janë më shumë se 40 milionë euro.

Në këtë rast është i akuzuar një 29-vjeçar me prejardhje nga Kosova.

Azem S., akuzohet nga Prokuroria Publike për mashtrim të përmasave të mëdha. Ai dyshohet se është pjesë e një bande që u ka grabitur investitorëve kursimet e tyre përmes platformave tregtare online.

Në portalet e tregtimit online të quajtura “XMarkets.com”, “Zoomtrader”, “Option888”, “TradeInvest90” dhe “TradoVest” operatorët ofronin baste financiare gjoja fitimprurëse. Sipas Prokurorisë Publike, konsulentët nga qendrat e thirrjeve (Call Center) të Europës Lindore kanë bindur investitorët që të transferojnë gjithnjë e më shumë para në portalet në fjalë.

Në fund ato para kryesisht “zhdukeshin”. Paratë e depozituara nga investitorët e mashtruar mësohet se vetëm formalisht kanë hyrë në bastet financiare, por në fakt kanë shkuar direkt në xhepat e mashtruesve të dyshuar, shkruan sr.de (Saarländischer Rundfunk).

Një ‘Call Center’ të tillë në Kosovë akuzuohet se e ka udhëhequr 29-vjeçari kosovar së bashku me një partner.

Avokati i tij mbrojtër nuk ka dashur të komentojë mbi akuzat që rëndojnë klientin e tij, por ai ka kritikuar faktin se klienti i tij ka qëndruar prapa hekurave për më shumë se dy vjet e gjysmë pa vendim gjyqësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit