Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kubës, duke e cilësuar si një kërcënim për stabilitetin në rajon dhe duke nënvizuar rëndësinë e lirisë për popullin kuban.
Në një deklaratë të fundit, Trump gjithashtu bëri të ditur masat e ndërmarra nga administrata amerikane për kufizimin e mbështetjes ekonomike ndaj strukturave qeveritare dhe ushtarake të ishullit.
“Dashuria për liri e popullit kuban ka mbijetuar pavarësisht regjimit aktual. SHBA nuk do të tolerojë shtete që veprojnë si kërcënim vetëm pak milje larg territorit amerikan,” deklaroi Trump, duke theksuar mbështetjen për komunitetin kubano-amerikan dhe shpresën për një epokë të re lirie në Kubë.









