Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se skandali i raportuar i ambasadorit Martin Berishaj po ndikon në imazhin e vendit dhe raportet me shtetet fqinje. Ndaj sipas tij, në këtë drejtim Kosova duhet të ketë kujdes si shtet. Madje, ai e sheh të arsyeshme jo vetëm dorëheqjen morale të Berishaj, por kërkon shkarkimin nga Qeveria e Kosovës.
Sipas tij, skandaloze është arroganca dhe mbrojtja që po i bëhet ambasadorit nga qeveria e presidentja.
“Kjo më shumë ndikon në raportet me shtet fqinje dhe në këtë pjesë duhet të kemi kujdes ne si shtet. Ne duhet të ruajmë shtetin dhe imazhin e shtetit tonë me shtetet e Evropës dhe unë vlerësoj që është një prishje për arsye se një ndër përfaqësuesit e shtetit që është ambasador në Kroaci është përfshirë në këtë skandal dhe unë e shoh të arsyeshme jo vetëm dorëheqjen e tij morale, por më shumën largimin nga qeveria e Kosovës për arsye se ne më të rëndësishme duhet të kemi marrëdhëniet me shtet fqinje dhe shtet perëndimore sesa që duhet të kemi në raport me një zyrtar publik”.