-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mblidhni mendjen, Abazoviçi s’u zgjodh kryeministër ngaqë është shqiptar

Kryesoret

Nga Enver Robelli

Dritan Abazoviqi nuk duhet të reduktohet vetëm në përkatësinë e tij etnike, siç po veprohet me entuziazëm të pafrenueshëm në çarshinë politike të Facebookut.

Brohoritjet: “Edhe një shqiptar kryeministër. Edhe një shqiptar kryeministër. Edhe një shqiptar kryeministër” nuk e rrokin thelbin e zgjedhjes së Abazoviqit kryeministër i Malit të Zi.

Ai u zgjodh jo për shkak të përkatësisë së tij etnike, por për shkak të vlerave dhe ideve që përfaqëson. Ato janë vlera mbietnike, properëndimore, ekologjike. Atë e zgjodhi shumica e deputetëve të cilët janë sllavë.

Kjo flet për një emancipim politik të konsiderueshëm të Malit të Zi nën drejtimin e Millo Gjukanoviqit. Dritan Abazoviqi u zgjodh kryeministër edhe si rrjedhojë e rrethanave specifike politike në Mal të Zi.

Në Mal të Zi ka më pak shqiptarë se ç’ka serbë në Kosovë. A do të mbretëronte ky entuziazëm i çarshisë fejsbukiane shqiptare nëse nesër kryeministër i Kosovës do të zgjidhej një serb liberal i Kosovës, i cili të qenmit e tij serb nuk e sheh si përparësi dhe politikën e tij e përqendron në të mirën e të gjithëve, pa marrë parasysh se cilës etni i takojnë qytetarët e ndryshëm? Dyshoj.

Për aq kohë sa çdo zhvillim politik shihet nga prizmi entocentrik, entuziazmi për Dritan Abazoviqin është krejtësisht i pasinqertë sepse nënkupton njëanshmëri etnocentrike para cilësisë politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit