-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish gjyqtari i EULEX, rizgjidhet si kreu i kushtetueses në Gjykatën Speciale

Kryesoret

Gjyqtari Vidar Stensland është rizgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese në kuadër të Speciales në Hagë. Mandati i ri njëvjeçar i Stenslandit fillon më 1 qershor të 2022-ës.

Me kombësi norvegjeze, Stensland ka qenë gjykatës në Gjykatën e Apelit  të Halogalandit (Haalogaland) në Tromsë (Tromsø) që nga viti 2001. Nga 2013 deri më 2016, ai punoi si gjykatës i EULEX-it, në gjykatën themelore të Mitrovicës.

Nga 2007 deri më 2009, punoi si këshilltar ligjor dhe më pas si kreu i Misionit Këshillimor të Norvegjisë për Shtetin Ligjor në Gjeorgji. Nga 2004 deri më 2009, ishte anëtar i Komisionit për Rishikimin e Çështjeve Penale në Norvegji.

Nga 2000-2001, ai punoi në zyrën e vetë të avokatisë. Gjatë periudhës 1985-1999, ai ka shërbyer në poste të ndryshme në Prokurorinë e Norvegjisë si kreu i departamentit për ndjekje penale/zëvendësshef i policisë, prokuror i lartë në Norvegjinë veriore dhe në Autoritetin Kombëtar të Norvegjisë për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve ekonomike dhe ambientale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit