-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuredin Dumani përballet me familjarët e viktimave

Kryesoret

Në një seancë ku kërkohet prezenca e 10 personave si të dëmtuar nga vrasjet dhe vjedhjet e kryera, Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dy personazhet e njohur të botës së krimit, do të njihen me akuzat para Gjykatës së Posaçme.

I vetmi që do të përballet me viktimat e krimeve të tyre, është Dumani, sa kohë ish-miku i tij Talo Çela vijon të mbetet në kërkim.

Në datën 5 Maj, Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën paraprake për të vlerësuar dosjet në ngarkim të Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës.

Familjarët e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, të  Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës, të mbetur të vrarë në atentate pranverën e 2020-ës, shtetasi Arif Azizi, i mbetur i plagosur në Berat në 2020 nga Talo Çela dhe një përfaqësuesi Postës Shqiptare dega Durrës do të duhet të jenë në seancë.

Ndërkohë Gjykata do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për t’i marrË ata të pandehur për 2 vrasjet, plagosjen dhe grabitjen e Postës në Qershor të 2018-ës.

Ky bashkëpunim i hershëm mes Dumanit dhe Çelës dyshohet se është prishur për paratë e grabitura në Rinas dhe konflikti mes tyre kulmoi në Shtator të 2020, ku Dumani dyshohet se vrau vëllanë e Talo Çelës.

Përplasjet dolën në dritë sërish në 29 Mars të këtij viti, kur 35-vjeçari Dumani mbeti i plagosur, dyshohet nga ish-miku i tij në fshatin Paper të Elbasanit dhe më pas u arrestua.

35-vjeçari është vënë në lupën e SPAK, e cila po e kërkon ta kthejë në një bashkëpunëtor me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të vjetra./ Klan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit