Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Vlorë, pas një konflikti të çastit mes dy personave.
Policia bën me dije se dy persona fillimisht janë sharë mes njëri tjetrin, e më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka qëlluar 4 herë. Mësohet se automjeti i përket djalit të kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliaj,Juxhin Todit 24-vjeç.
Mësohet se një person me xhup të zi e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24-vjeçari ka ndalur automjetin, ka qëlluar disa herë në drejtim të makinës.
Aliraj ia ka dalë të largohet me vrap duke iu shmangur plumbave. Policia ka ngritur disa postblloqe për të bërë të mundur kapjen e atentatorit dhe djalit të kryeplakut.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.