Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë për të parë nga afër punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. I shoqëruar nga ministrja Balluku dhe investitori Behgjet Pacolli, Rama tha se shpreson që pista të jetë gati përpara prillit 2024.
“Në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, vepra që do të transformojë më tej industrinë e turizmit dhe do të rrisë ndjeshëm ekonominë e punësimin” tha Rama.
Një grup shoqatash dhe individësh kanë kundërshtuar projektin me argumentin se është zonë e mbrojtur, por Balluku e mohoi. “Nuk është zonë e mbrojtur, por ushtarake. Kjo është jashtë zonës së mbrojtur dhe nuk do të ketë asnjë ndikim mjedisor” tha ajo.