Tre persona u vranë pas një zjarri dhe shpërthimi në një fabrikë në lagjen “Tuzla” të Stambollit, njoftuan autoritetet të premten, sipas Daily Sabah.
Zjarri shpërtheu në një fabrikë bojrash në një zonë industriale për prodhuesit e bojrave në “Tuzla”, që ndodhet në anën aziatike të qytetit. Shpërthime të shumta u dëgjuan pas zjarrit, ndërsa zjarrfikësit dhe mjekët nxituan në vendngjarje.
Tuzla da patlama pic.twitter.com/YBFGzpw3hT
— abdurrahman çankaya (@abdurra29587359) April 29, 2022
Nëntë persona u raportuan të plagosur më herët. Flakët kanë dëmtuar edhe një copëz të vogël pyjore pranë fabrikës dhe biznese të tjera në zonë.
Një zjarrfikës u shtrua në spital për lëndimet e marra gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin. Shkaku i zjarrit është i paqartë ndërkohë që po hetohet.