Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD. Ai u prit me thirrje dhe brohoritje nga demokratët, që kishin mbushur pallatin e Kongreseve.
“Së pari një përshëndetje të përzemërt të gjithë delegatëve të ftuar në këtë sallë, mbi 40 mijë e ca anëtarëve në këtë proces.
Kjo është një ditë, e një rëndësie të madhe, pas ditëlindjes së dytë të PD-së në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare” tha ai. Kuvendi nisi me himnin dhe më pas vijoi me listën e personave që do të flasin.