22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fati i Moldavisë dhe Europës varet nga fundi i luftës në Ukrainë”

Kryesoret

Ministri i Jashtëm moldav i tha Sky News se e ardhmja e vendit të tij dhe e Evropës në tërësi varet nga mënyra se si përfundon lufta në Ukrainë.

“E ardhmja e të gjithë kontinentit mbështetet në kapacitetin e Ukrainës për të ruajtur sistemin e saj politik, qëndrueshmërinë e vendit të saj. Në një farë kuptimi, fati dhe e ardhmja e çdo vendi në këtë pjesë të botës… varet nga mënyra se si përfundon kjo luftë, ku përfundon dhe kur përfundon”, ka thënë kryediplomati moldav Nicu Popescu.

Deklaratat e tij vijnë pak ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “shërbimet speciale” ruse qëndrojnë pas një serie shpërthimesh në një rajon separatist pro-rus të Moldavisë.

Bëhet fjalë për rajonin Transnistria – që kufizohet me Ukrainën – i cili ka parë një numër sulmesh në ditët e fundit.

Një këshilltar i lartë i presidentit Vladimir Putin tha se rusishtfolësit në Moldavi po shtypeshin – i njëjti pretendim që po përdoret për të justifikuar pushtimin e Ukrainës. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit