Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka shkruar për takimin që pati me presidenten kosovare, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në SHBA.
Ai tha se temë e takimit mes tyre ishte partneriteti mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe zotimi i fuqishëm i SHBA-së për sovranitetin e Kosovës.
“U takuam sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe diskutuam për partneritetin tonë të qëndrueshëm dhe zotimin e fuqishëm të SHBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, mbështetjen e Kosovës për refugjatët afganë dhe Samitin për Demokraci”, ka shkruar ai.
Përkushtimin amerikan për integritetin e Kosovës, Chollet ia ka thënë edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me të cilin pati një takim dje. Me Kurtin ai ka folur edhe për progresin e dialogut Kosovë-Serbi dhe të ardhmen europiane të Kosovës./Gazetaexpress