Evi Kokalari i është përgjigjur ashpër deklaratës së Gazmend Bardhit, ku ky i fundit e kishte quajtur Kuvendin sot si një vend riciklimi.
Përmes një statusi në Facebook, Kokalari është shprehur se do ta ndihmonte Bardhin të hapte një forum me homoseksualët në Shqipëri.
“Hey Gaz Bardhi, ndërkohë që ne çlirojmë Shtëpinë e Bardhë, pse nuk hap “Log Cabin Albania”? E di për çfarë flas; ‘gay republicans’ (homoseksualt republikan) dua të them. Jam gati të të prezantoj me kryetarin e Log Cabin America. E kam mik të mirë dhe është djalë i përkryer. Call me(më telefono).” ka shkruar ajo.
