-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova lehtëson masat anti-COVID-19

Kryesoret

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të shtunë, ka marrë vendim për lehtësimin e masave kundër përhapjes së Coronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, para kabinetit qeveritar tha se situata epidemiologjike në Kosovë është stabel dhe për këtë arsye propozoi lehtësimin e masave anti-COVID.

Ai nuk bëri të ditur se cilat nga masat do të lehtësohen, por kërkoi nga kabineti që të votojnë pro propozimit të tij.

Sipas Latifit, këto masa të propozuara në këtë vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.

“Ashtu siç potencoi kryeministri, jemi në situatë që të kërkojmë nga Qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri tash për COVID-19. Masat e përcaktuara me këtë propozim vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll. Ju ftoj që ta votoni këtë propozim-vendim”, tha ai.

Masat e reja Qeveria do t’i bëjë publike më vonë gjatë ditës./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit