Ka nisur numërimi i votave për zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Procesi i numërimit po mbahet transparent me kamera dhe po zhvillohet në sallën e mbledhjeve të selisë së PD.
Është njoftuar se votat do të numërohen në kohë rekord dhe se nesër do të publikohen rezultatet.
Kujtojmë se sot Kuvendi votoi në unanimitet ndryshimet statutore, rezolutën për PD ku dënohej bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve si dhe u shkarkua Enkelejd Alibeaj nga kryetar i grupit parlamentar demokrat.
Gjithashtu, një tjetër vendim i rëndësishëm i Këshillit Kombëtar të PD ishte edhe caktimi i datës për zgjedhjen e kryetarit të PD, në 22 maj.