Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, Bob Menendez pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington, e ka falënderuar për strehimin e afganëve dhe ka thënë se partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë.
“Kënaqësi ta pres presidenten Vjosa Osmani për një bisedë të rëndësishme për të luftuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. I lumtur që pata mundësinë ta falënderoj atë për pritjen me zemër të hapur të Kosovës për afganët dhe refugjatët ukrainas. Partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë”, ka thënë ai.