Në orën 10:00 do të nisë Kuvendi kombëtar i PD-së, organizuar nga grupi i Rithemelimit, udhëhequr nga Sali Berisha. Prej orës 09:15 minuta delegatët kanë nisur hyrjen në pallatin e Kongreseve.
Ata bëjnë “check in”-in e barcodit-it në hyrje. Sot do të zgjidhen 150 anëtarët e këshillit të ri të PD-së nga mbi 400 kandidatë, mes tyre artistë, sportistë, mjekë, gazetarët, etj.
Hyrja e Pallatit të Kongreseve është mbuluar nga një banderolë ngjyrë blu, me logon e vjetër të PD-së si dhe Kuvendin Kombëtar.
“Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” është slogani i Kuvendit. Në rrugicat në hyrje të Pallatit të Kongreseve janë vendosur flamujt e SHBA-së dhe BE-së, Shqipërisë si dhe Partisë Demokratike.
1800 delegatë do të zgjedhin sot anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së. Sot pritet që të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar i PD-së dhe në 21 ose 22 maj kryetari i ri i së djathtës shqiptare.