Aktivistja Evi Kokalari, e cila është edhe anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD-së ka reaguar në rrjetet sociale pas një vizite të ish-kreut demokrat Lulzim Basha në Vlorë.
Kokalari ngre aludime nisur nga fakti që dje në Vlorë ishte edhe Edi Rama.
“Edi Rama peshkoi Lul Bashen diku andej nga Dhërmiu”, shkruan Kokalari në postimin e saj. Vetë Basha tha dje se “nuk kisha dijeni që Rama ishte këtu”.