Sot në orën 10:00 do të nisë punimet Kuvendi i PD-së. Cdo gjë është bërë gati nga strukturat e drejtuara nga Sali Berisha.
Hyrja e Pallatit të Kongreseve është mbuluar nga një banderolë ngjyrë blu, me logon e vjetër të PD-së si dhe Kuvendin Kombëtar.
“Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” është slogani i Kuvendit. Në rrugicat në hyrje të Pallatit të Kongreseve janë vendosur flamujt e SHBA-së dhe BE-së, Shqipërisë si dhe Partisë Demokratike.
1800 delegatë do të zgjedhin sot anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së. Sot pritet që të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar i PD-së dhe në 21 ose 22 maj kryetari i ri i së djathtës shqiptare.