-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhet menaxheri i njohur i futbollit Mino Raiola

Kryesoret

Ndërron jetë menaxheri i njohur italian i futbollit, Mino Raiola. Ai ishte njëri prej menaxherëve më të suksesshëm dhe vdiq në moshën 54 vjeçare pas një sëmundjeje.

Raiola ishte shtruar në spital në Milano në muajin janar për t’iu nënshtruar një operacioni shumë delikat, por natyra e sëmundjes nuk u zbulua.

Raportohet se gjendja në atë kohë nuk ishte kërcënuese për jetën dhe se Raiola do të fillonte një periudhë rehabilitimi në shtëpi.

Por, së fundmi iu përkeqësua gjendja dhe ndërroi jetë sot, siç njoftojnë mediat italiane.

Raiola ishte lindur në Nocera Inferiore më 4 nëntor 1967, por në moshën 1 vjeçare me familjen u transferua në Holandë, në Haarlem.

E pasioni për futbollin e kishte sjell atë, në moshën 20 vjeçare, të bëhej përgjegjës i sektorit të të rinjve të Haarlem, për ta marrë më pas detyrën e drejtorit sportiv në klubin holandez.

Kur e themeloi kompaninë e tij, nisi t’i merrte në kujdes lojtarët e mëdhenj, për t’u bërë njëri prej menaxherëve më të suksesshëm në histori të futbollit.

Raiola ishte menaxher i futbollistëve të mëdhenj, përfshirë këtu ata si Ibrahimovic, Donnarumma, Pogba, Balotelli, Verratti, De Ligt, De Vrij, Haaland etj.

Ai luajti rol të rëndësishëm në transferimet e mëdha dhe të kushtueshme gjatë karrierës së tij të suksesshme, ndërsa ishte edhe pjesë e transferimit të bujshëm të Paul Pogbas nga Juventusi në Manchester United në vitin 2016.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit